“Krerët e mazhorancës aktuale i ka kapur keq paniku”- Kandidatja e LSI për deputete në Vlorë: Do t’ju bëjmë “dhuratë” më 25 prill suprizën që nuk e kanë menduar

Mar 10, 2021 | 9:09
SHPËRNDAJE

“Krerët e mazhorancës aktuale i ka kapur keq paniku nga forca dhe energjitë, që ka LSI dhe në Vlorë ndaj me makineritë e tyre të propagandës vetëm flasin. Ndoshta kjo ndikon në nënvlerësimin që mund të kenë ata në forcën e LSI, e cila po punon që t’ju bëjë si “dhuratë” më prill surprizën, që nuk e kanë menduar”

griseda

Pedagogja e U.E.T .Grisejda Myslymi është kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit.

Me një  një mendim shumë bashkëkohor për zgjidhjen e  problemet që përballet sot qyteti saj  i lindjes ,Myslymi flet për gazetën “Telegraf” lidhur me prioritet e programit të kësaj partie si edhe fushatën  e zgjedhjeve në këtë qark. Grisejda  kur bën të ditur  problematikat kryesore me të cilat haset Vlora, nuk  harron të tregojë edhe zgjidhjet që duhet të jepen.

Optimizmin që e karakterizon  për një rezultat pozitiv  në shërbim të LSI  në këto zgjidhje, ajo me shumë  kujdes  e përmbledh  tek togfjalëshi se: “Vlora është burim i energjive të jetës time  që më frymëzojnë vetëm  për sukses “.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al:

Grisejda , e kishit menduar që një ditë do riktheshit në Vlorë , si kanidate për deputete e LSI-së?
– Unë e kam pëlqyer shumë vite më parë programin që ka LSI dhe kam qenë një simpatizante e saj. Tipi im është i tillë që kërkon të ballafaqohet me sfida dhe kur  ato janë të vështira dhe të dalë fituese.Kjo është e vërteta  që ftesës  që më bërë ti përgjigjem pozitivisht

– Ju jeni e dyta në listën e LSI për qarkun e Vlorës. Cila është përgjegjësia që ndjeni?
– Kjo  është dhe një arsye më shumë për mua  për të  shumëfishuar forcat për një fitore edhe më të mirë të LSI në  qarkun e Vlorës, në krahasim  me zgjedhjet e kalara të vitit 2017. E  them me shumë  sinqeritet që puna  jonë nuk do të kufizohet vetëm për siguruar dy deputetë, por për të  marrë një rezultat, që do të lakohet si një suprizë e  bukur e këtyre zgjedhjeve.

-Krerët e PS dhe  jo vetëm në Vlorë, flasin për një mosfuksionim të strukturave të LSI në bazë ?
-Asgjë nuk është  e vërtetë. Duket qartë që krerët e mazhorancës aktuale i ka kapur keq paniku nga forca dhe energjitë, që ka LSI dhe në Vlorë  ndaj  me makinerinë e tyre të propogadës  vetëm flasin. Ndoshta  kjo ndikon në nënvlersimin  që mund të kenë ata  në forcën e  LSI, e cila po punon  që t’ju bëjë si “dhuratë” më 25 prill suprizën, që nuk e kanë menduar.

– Si vajzë  vlonjate  ju e njihni mirë Vlorën …
– Jo vetëm e njoh , por i ndiej  mirë të rrahurat e zemrës të gjithë  qytetit tim të dashur. Edhe pse kam   gjashtë  vite që punoj në Tiranë si pedagoge e lëndës të financë- kontabilitet në U.E.T, çdo ditë  kam jetuar dhe jetoj me gjithcka që ka dhe përjeton qyteti im  i dashur. Dhe ndodh kështu, jo vetëm se unë kam në Vlorë prindërit, motrën dhe vëllain tim, si dhe të gjithë fisi tim, por dhe për atë se  këtu i njoh dhe më njohin pjesa më e madhe e  banorëve të  qytetit.

– Si ju kanë pritur bashkëqytetarët  tuaj të Vlorës?
-Të them të drejtën, as vet nuk e kisha menduar atë pritje dhe mënyrë përcjellje, që më bënë ata. Bashkqytetarët e mi kanë halle dhe shumë probleme që duan zgjidhje dhe jo fjalë të mira dhe të bukura. Këtu ka rëndësi  që vlojatëve t’ju dish të prekësh  telat e zemrës  dhe ata jo vetëm të  japin votën, por të falin  dhe shpritin. Unë jamë vajzë e tyre dhe i di mirë këto gjëra me  gjitha traditat dhe zakonet që kemi ne vlonjatët  për raste të tilla.

– Ju keni shkelur  në çdo  lagje të  Vlorës. Cilat janë problemet që ju kanë thënë qytetarët?
– Problemet janë  më të shumëta  në krahasim me zgjedhjet e  viteve të kaluara. Vlora nuk është ajo që paraqitet si fasadë plotë ngjyra  nga qeveria dhe përfaqësuset e saj sa herë vijnë për fundjavë  për uikedet e tyre poltike. Qyteti Vlorës nuk është Lugomarja, që ka  8 vjet që ka nisur edhe ende nuk ka përfunduar, por çdo ditë dhe çdo herë  thuhet se “ do bëjmë dhe fazën e dytë. Do bëjmë dhe këtë dhe atë “. Vlora  janë lagjet e vjetëra të qytetit “Topanaja”,”Muradija”, ”Vrenezi” ‘Karabashi “ , “Varoshi”,  “Partizani”,  ‘Skela”, ”Cole” “Kume” , pa harruar këtu lagjet e reja që kanë lindur në këto dekadat e fundit. Të vijë dikush me mua sot  dhe t’i dëgjojë vlonjatët  çfarë thonë dhe të shikojë si reagojnë ata?

“Vlora nuk është ajo që paraqitet si fasadë plot ngjyra nga qeveria dhe përfaqësuesit e saj sa herë vijnë për fundjavë për uikendet e tyre politike”

– Çfarë ju thonë  vlonjatët?
– Thonë që në qytetin e tyre  flitet se janë bërë milona euro investime, por qyteti përmbytet sa herë që bie një orë rreshje shiu.Thonë që lagjet e qendrës së qytetit pranë sheshit “Flamurit” janë  lënë në harresë të plotë në shumë drejtime. Vlora nuk ka një treg për shitje fruta –perime, por gjithçk  bëhet në kushte nga më skadalozet pranë Sahatit të qytetit. Shumë lagje nuk kanë furnizim me ujë në menyrë normale. Ka blloqe në lagje të veçanta që qëndroin me ditë të tëra pa ujë. Dhe infrastrutura e rrugëve është për të qarë hallin. Për këto investime duhet të flasin pushtetarët e sotëm jo për “ide” dhe “projekte” që   fshehin të vërtetën. Këtyre fakteve, po t’ju shtosh shpopullimin  e qytetit  nga të rinjtë, mungesën e vendeve të punës, taksat e larta  vendore dhe mungesa e përkrahjes për shtresat në nevojë, kuptohet qartë se Vlora, si dhe  gjithë Shqipëria, pavarësisht atyre që thuhet nga shteti dhe pushteti vendor, po jeton ditë jo të mira dhe  me mungesë të zgjidhjeve të duhura.

-Po gjëndja e fshatrave të Vlorës si është?
– Gjithcka është i lënë në mëshirë të fatit, ku  ata pak fshatarë dhe fermerë, që  kanë mbetur përballen çdo ditë me probleme të ndryshme  nga pasojat e premtimeve, që janë bërë dhe nuk janë mbajtur. Shumë fshatra  pranë qytetit të Vlorës  kanë  disa vite që nuk  kanë ujë të pijshëm, për të mos folur pastaj për mungesën e përkrahjes për punët që kryejën  në bujqësi dhe blegtori.

– Jo vetëm pozita gjeografike, por dhe ajo çka trumbetohet me të madhe është  “karta për turzimin?
-Detin dhe ditët me diell të gjithë qarkut të Vlorës ja ka falë Zoti dhe askush tjetër që mendon  ndryshe. Këtë  gjë  tëgjithë e din që është kështu, dhe jo siç i pëlqen dikujt të thotë se po  ju mësojmë  vlonjatëve dhe sarandiotëve sportin e notit. Turizmi është asset dhe vlerë për mirëqënie dhe nuk duhet të  jetë vetëm në tre muajtë e verës, siç dhe po ndodh në fakt.Turizmi nuk mund të jetë elitar, ku qyteza e Orkumit dhe  fshatrat  përqark tij  nuk kanë  furnizim normal me energji elektrike. Si mund të, mendosh  se bënë turzëm  dhe ju shërben qytetarëve, kur  Bregdeti Vlorës është i mbushur i gjithë me plazhe private, ku çmimet janë të kripura? Ku janë plazhet publike, që thonë dhe propagadojën aq shumë, sa herë që zhvillojnë ceremoni për çeljen e sezoneve verore? Kostatimi im është se PPP-të ndaj miqve dhe shokëve e kanë kapur keq  zhvillimin e turzmit  në qarkun e Vlorës.

– Cili është mendimi juaj  për sistemin e taksave që zbatohet ndaj  qytetarëve?
-Qytetarët shqiptrë janë taksuar gjithmonë e më shumë nga viti në vit nga kjo qeveri, që është në pushtet.  Tatim fitimi në vite është rritur. Paralel me rritjen e pagave janë rritur edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Bizneset e mëdha tatohen shumë dhe derdhin kontribute të mëdha për  të ardhurat që ata fitojnë dhe arkëtojnë. Sistemi i fiskalizimit do të shtoje kostot e bizneseve dhe do të vështirësojë të bërin biznes në Shqipëri. Mendoj se heqja e  TVSH-së  duhet të ishte aplikuar edhe për biznese të caktuara, të cilat pavarësisht se kryejnë import,e kanë xhiro vjetore të ulët dhe me vështirësi arrijnë e të mbijetojnë në tregun e defermuar.

-Si pedagoge  dhe qytetare çfarë mendimi ndani për arsimin dhe shëndetësinë në Vlorë?
– Janë dy hallka shumë të nevojshme, që ju duhen qytetarëve që nuk janë në nivelin e duhur. Arsimi  vazhdon të vuaj pagat e ulëta  të mësuesve dhe pedagogëve, si dhe mungesën e infrastrukturës të mësimdhënies. Në universitetin e Vlorës mësimi online për shkak të pedamisë nuk  zhvillohet i drejtëpërdrejtë, ndaj rezultatet në provime nuk janë të mira. Në shëndetësi  masat e marra për përballimin  e viruesit të Covid -19 kanë nxjerr në mënyrë të hapur, shumë probleme, që nuk ju përgjigjen nevojave, që kanë qytetarët .Ka dhe probleme të tjera, që vlonjatët  po i vuajën shumë çdo ditë nga  nga sistemi “mjekësia që duam”.

Këto muajët e  fundit vlonjatët janë të shqetësuar dhe për gjëndjen  që po  kalon ekipi tyre i Flamurtarit?
-Fakti që unë jam vajza e një ish sportisti në peshngritje  të Flamurtarit, e ndiej këtë gjë. Por këto ditë që jam takuar me  njerëz, që e duan sportin, kam mësuar edhe më shumë rreth kësaj  gjëndje. Flamurtari është një nga ato vlera që ka Vlora, që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare në futboll, basketboll, not, mundje, boks, peshngritje dhe sporte të tjera. Shumë sporte të traditës janë zhdukur se nuk mbështeten nga nga financiare nga pushteti vendor. Klubi futbollit po shkon në falimentim të plotë, si asnjëherë tjetër. E thënë më qartë, edhe traditën dhe  krenarinë sportive, e kanë  shëmtuar shumë keq.

-Të gjitha këto që po thoni janë një arsye më shumë për t’u bërë të qartë  qytetarëve vlonjatë avantazhet që ka  për zgjidhjet e tij  programi i  LSI?
-Kjo dihet tashmë, se programi LSI është jo vetëm gjithëprfshirës, por dhe specifik me zgjidhje dhe alternative, që duhet për të ndryshuar gjëndja, ku është sot Vlora, që qytetarët  të ndjejnë në kuptimin e vërtetë të fjalës, si në shtëpin e tyre.

-Këto janë dhe “armët” që do të kërkoni votën vlonjatëve?
-Kuptohet jo vetëm këto, por dhe ajo çfarë ju afron qytetarëve alternativa e bllokut të opozitës të bashkuar në këto zgjedhje, janë  avantazhe që na afrojnë më shumë tek problemet dhe na japin  motivimin e duhur për të afruar projekte serioze të zbatushme dhe me efektivitet për zgjidhjen e situatës që ndodhet vendi.

– Ju duket pak e “ashpër” kryetarja e LSI-së zonja  Monika Kryemadhi?
– Aspak (qesh).Ajo është  shumë energjike dhe e drejtëpërdrejtë. Unë kam pasur rastin të bisedojë dhe kosultohem shumë herë të dhe ajo që kostatojë është se është orietuese dhe tepër njerëzore. Ajo që  mund të quhet “ashpërsëi” e saj është këmbëngulja që e karakterizon  për të prekur suksesin.

– Çfarë është tjetër Vlora për ju?
-Vlora për mua është gjithçka.Ajo është burim i energjive të jetës time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura