“Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve”- Meta: Mirënjohje për këngëtaren Bebe Rexha për ndihmën ndaj banorëve të prekur nga tërmeti

Dec 2, 2019 | 17:24
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta shpreh mirënjohjen për këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha për ndihmën e dhënë për banorët e prekur nga tërmeti.

78191098_2649608668418723_3886130364116107264_o

Meta shpreh mirënjohjen edhe për sensibilizimin që ajo po bën në opinionin ndërkombëtar për të kthyer sytë nga kjo tragjedi.

Meta: I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila ka vendosur zemrën e saj në aksion për të ndihmuar rikthimin në normalitet të jetës së banorëve të prekur rëndë nga tërmeti.

Shumë faleminderit Bebe Rexha për këtë solidaritet, për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm), dhe mbi të gjitha për sensibilizimin që po i bën opinionit ndërkombëtar për t’i kthyer sytë nga kjo tragjedi dhe për përballimin e kësaj krize humanitare.

Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura