“Krenari artistike”/ Ruçi mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Kujtim Gjonajt: Botoi vepra që kanë hyrë në thesarin kulturor

Mar 1, 2021 | 8:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përcjellë një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të artistit Kujtim Gjonaj.

ruci-gjonaj

Teksa e quan krenari artistike te Tepelenës dhe Shqipërisë, Ruçi shprehet se Kujtim Gjonaj për rreth gjysmë shekulli, krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve.

“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë. Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare. Për rreth gjysmë shekulli, ai krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve. Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcollli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore,  detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura