Kredia hipotekore në Fibank – Investim i favorshëm për të ardhmen

Aug 5, 2022 | 12:27
SHPËRNDAJE

Sektori i ndertimit po njeh një rritje të vazhdueshme i nxitur nga aprovimet e lejeve të ndërtimit por edhe nga sektori bankar i cili ka shtuar financimin dhe lehtësuar kushtet e kredive hipotekore.

fibank

Fibank e mbështet vazhdimisht segmentin e kredive për blerje pasurie me kushte të favorshme të kredive hipotekore me norma interesi të ulta dhe fikse për vitin e parë duke filluar nga 1.9% në Eur dhe 2.9% në lek. Kjo është një mundësi shumë e favorshme për një huamarrje më pak të kushtueshme.

Afati i gjatë 30 vjecar krijon mundësinë si për familjet e reja por edhe ato që duan të zgjerohen të kenë mundësi të investojnë në pasuri të paluajtshme me një këst të përballueshëm dhe kostot shtesë janë në një vlerë të pranueshme. Për më tepër sigurimi i jetës nuk është i detyrueshem ne Fibank.

Dokumentacioni  i gjeneruar nga e Albania është një lehtësi tjetër për një process të thjeshtë dhe të shpejtë kreditimi nga Fibank. Edhe emigrantet shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë një kategori që  mund financohen nga Fibank duke plotësuar dëshirat e tyre për të investuar në vendin e tyre apo blerë një shtëpi pushimi në bregdet.  Mjafton që të ardhurat e tyre të jenë të mjaftueshme për pagesën e këstit dhe kolaterali i vlefshëm për shumën e kërkuar dhe vendimmarrja është tepër e shpejtë.

Fibank ofron gjithashtu bashkëpunim me kompani të njohura  ndërtimi për të ofruar mundësinë e shitjes së pronave me kredi edhe para përfundimit të tyre dhe nxjerrjes së çertifikatës së pronësisë. Fibank është banka që duhet zgjedhur për cilësinë e shërbimit, vendimarrjen e shpejtë dhe kushte tepër të favorshme të ofruara për këdo që dëshiron të investojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura