KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Rritje galopante e Partizanit, Kukësi sërish në ndjekje të Skënderbeut

Sep 24, 2018 | 20:29
SHPËRNDAJE

Kategoria Superiore mbylli ditën e djeshme javën e pestë për këtë sezon, dhe Skënderbeu kryeson i vetëm, me 11 pikë në klasifikim. Në një krahasim me sezonin e kaluar, po pas javës së pestë, korçarët kanë dy pikë më pak, ndërkohë Kukësi, që gjendet në vendin e dytë, ka një kuotë të njëjtë pikësh.

kategoria-superiore

Flamurtari gjendej sezonin e kaluar me 8 pikë, në vendin e tretë, ndërkohë që këtë sezon, numëron 7 pikë, dhe mban vendin e pestë. Përmirësim i dukshëm te Partizani, pasi një vit më parë me 5 pikë, gjendej në vendin e parafundit, ndërsa tani, ndan vendin e dytë me Kukësin, me 10 pikë, në ndjekje të Skënderbeut. Më poshtë, krahasimi i renditjeve të këtij sezoni atë të kaluarin, pas pesë javësh kampionat.

Kategoria Superiore, 2017-2018 | Java 5

Capture

Kategoria Superiore, 2018-2019 | Java 5

wddasd

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura