“Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë”- Feston sot 35-vjetorin e lindjes, Bes Kallaku merr dedikimin më romantik nga Xhensila Myrtezaj

Nov 20, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Për Xhensila Myrtezajn duket se fjalët për dashurinë e jetës së saj nuk mbarojnë kurrë.

xhensila myrtezaj bes kallaku (12)

Sot, Bes Kallaku feston 35-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, Xhensila ka zgjedhur të publikojë foto të realizuara ndër vite, duke e uruar kështu shpirtin e saj binjak.

xhensila myrtezaj bes kallaku (3)

Çdo foto, këngëtarja e ka shoqëruar me një dedikim romantik, ndërkohë që të gjitha fotot tregojnë momente ku dyshja duket shumë e dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

xhensila myrtezaj bes kallaku (4)

Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje”,- shkruante Xhensila në foton e parë që kishte zgjedhur të publikonte në Instastory.

xhensila myrtezaj bes kallaku (6)

Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”,- ka shkruar më tej Xhensila.

xhensila myrtezaj bes kallaku (7)

Xhensila dhe Besi e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë tre vite më parë, ndërkohë tashmë janë edhe prindër të një vajze të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

xhensila myrtezaj bes kallaku (10)

xhensila myrtezaj bes kallaku (5)

xhensila myrtezaj bes kallaku (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura