KQZ kthen listat e kandidatëve për shumicën e partive përfshirë edhe Partinë Socialiste

Mar 10, 2021 | 19:24
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të kthejë listën e kandidatëve për deputetë për të një sërë partive politike përfshirë edhe dy partitë e mëdha.

topalli-murrizi-kqz

Kështu, KQZ ka vendosur kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021.

Gjithashtu, është lista e kandidatëve për partinë “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit dhe “Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare”, e drejtuar nga Myslim Murrizi.

Gjithashtu, është për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje, Partisë Balli Kombëtar, Partisë Bindja Demokratike.

Gjithashtu, KQZ ka kthyer listën shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët.

Komisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi se nëse edhe partitë e tjera politike do të kenë parregullsi me dokumentacionin do të ketë seanca publike dhe mund të merren vendime të njëjta.

KQZ ka shqyrtuar dhe vlerësuar dokumentacionin e atyre subjekteve që e kanë sjellë dokumentacionin që në orën 9 të mëngjesit dhe më pas me subjektet e tjera. Fakti që në rendin e ditës së mbledhjes së sotme janë vetëm 4 subjekte, nuk përjashton që edhe për subjektet e tjera, nëse gjatë verifikimit do të rezultojë se ka probleme me dokumentacionin nuk do të ketë shqyrtim dhe seancë publike.

Procesi i vlerësimit po bëhet edhe për subjektet e tjera. Deri tani përfundoi shqyrtimi i parë i dokumentacionit për këto subjekte. Po vlerësojmë edhe subjektet e tjera dhe  në rast se do të verifikohet që edhe për subjektet e tjera, qoftë PS, PD apo LSI, do të ketë shqyrtim edhe për rastin e tyre”, tha Celibashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura