KQZ i heq 2 parti koalicionit të PS-së, Rama nxjerr jashtë ‘trenit’ partinë e Mark Frrokut

Apr 28, 2015 | 10:30
SHPËRNDAJE

Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot zyrtarisht dy koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Edi Rama dhe Mark Frroku

Partia Socialiste do të drejtojë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili do të përbëhet nga 37 parti.

Në KQZ kishte mbërritur një listë me 39 parti të këtij koalicioni, por në mbledhjen e sotme të KQZ-së u vendos që “Lëvizja Punëtore” dhe “Toleranca e Re” të mos regjistrohen për shkak se nuk plotësojnë kriteret.

Pjesë e koalicionit nuk është gjithashtu partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut, megjithëse përfaqësues të kësaj force politike ishin të pranishëm në tryezën e parë të aleatëve të thirrur nga PS.

Ndërsa Partia Demokratike do të drejtojë koalicionin “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” me 15 parti. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura