KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren e Tiranës: Ja problemet me pasurinë

Aug 14, 2018 | 12:09
SHPËRNDAJE

Vetem pak pasi KPK rikonfirmoi ne detyre gjyqtaren e Tiranes, Alma Brati, pasi kaloi ne testin e Vetingut, vjen ankimimi i Komisionerit Publik kundër ketij vendimi.

Alma-Brati-foto

“Komisioneri Publik vlerëson se vendimi nr. 32, datë 5.7.2018, përmban mangësi në hetimin dhe kontrollin e kriterit të pasurisë. Arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit, në vështrim të provave të administruara, nuk të krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016”- thuhet ne ankesen e bere.

Ne nje argumentim te gjate, Komisioneri Publik numeron gjithe problemet qe nuk jane marre ne konsiderate lidhur me vleresimin e pasurise se gjyqtares.

“Komisioneri Publik çmon se mangësitë e konstatuara në hetimin dhe vlerësimin drejt të fakteve nga ana e Komisionit për kontrollin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit justifikojnë rishikimin e vendimit. Mangësitë e vërejtura mund të rregullohen nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, referuar nenit F, pika 3, dhe 7 të aneksit të Kushtetutës”0 thuhet ne ankese.

Disa nga problemet

Në lidhje me burimin e krijimit të pasurisë, apartamentit në ****** referuar nenit D
pika 3 të aneksit të Kushtetutës, nenit 3, pika 14, 30 dhe nenit 32, pika 4 të ligjit nr.
84/2016, Komisioni nuk ka hetuar dhe administruar asnjë provë mbi burimin dhe
ligjshmërinë e huasë në shumën 25.000 euro dhe dhurimit të shumës 1.800.000 lekë, që
ka shërbyer për shlyerjen e huasë. Në të dyja rastet, Komisioni është mjaftuar me gjendjen
e faktit, pasja e llogarive bankare nga ana e personave të lidhur dhe deklaratat noteriale
të dorëzuara nga subjekti gjatë hetimit administrativ.
12.2 Për shumën totale 3.160.000 lekë, përfituar nga subjekti si e ardhur nën regjimin
ushqimor, Komisioni nuk ka hetuar burimin dhe ligjshmërinë e tyre. Këto të ardhura
deklarohen, por nuk ka asnjë dokument provues mbi vërtetësinë dhe ligjshmërinë e tyre,
fakt ky i cili ndikon në analizën negative financiare mbi likuiditetet dhe pasuritë e
subjektit të rivlerësimit.
12.3 Subjekti i rivlerësimit prej deklarimit të parë të interesave private e në vijim ka qenë e
pasaktë dhe ka kryer deklarim të rremë, reflektuar edhe në deklaratën “Vetting”, në
kundërshtim kjo me nenin D të aneksit të Kushtetutës dhe nenin 30 të ligjit nr. 84/2016.
12.4 Komisioni nuk ka hetuar burimin e ligjshëm të huasë prej 3.200 euro, marrë prej
subjektit të rivlerësimit për mbylljen e kredisë, me qëllim rikonstruksionin e banesës në
*****. Komisioni nuk ka hetuar shkakun e mospërputhjes midis sipërfaqes truall të
banesës në *****, regjistruar në emër të subjektit dhe bashkëpronarëve të tjerë, me
sipërfaqen e tjetërsuar në kontratë.

Ankimimi i plote KETU 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura