KPA rrëzon gjyqtarin e Kushtetueses, Strasburgu shpresa e fundit

Jul 17, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK-së, që shkarkoi nga detyra gjyqtaritn kushtetues Fatos Lulo.

Lulo

“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë”, njoftoi KPA. Tashmë, e vetmja shkallë ku mund të apelohet vendimi është gjykata e Strasburgut.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK u shpreh se Fatos Lulos nuk justifikonte pasurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura