KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit/ Prokurori: Hetimi e gjykimi nga persona të paaftë, të vendosur sipas interesave të politikes

Nov 19, 2018 | 18:33
SHPËRNDAJE

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentian Trenova.

Trenova shprehet se, procesi i hetimit dhe gjykimit ndaj tij, “eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes”.

WhatsApp-Image-2018-11-19-at-16.55.28

“Sot u njoftua nga Kolegji i Apelimit se eshte lene ne fuqi vendimi i KPK per shkarkimin tim nga detyra. Nuk pres keqardhje nga asnje. Te gezohet kush te doje e te merzitet kush te doje. Doja te komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qarte se po behet ne menyre selektive e shoqeruar me presion psikologjik dhe gjobvenie.

Procesi i hetimit dhe gjykimit tim eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes.

Sa per ONM ajo sherben sa per fasade per te fshehur padrejtesite apo per te mbushur me propagande procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe persepektiva te reja”, reagon prokurori përmes një shënimi në Facebook.

KPK, më 6 korrik 2018, shkakori nga detyra prokurorin Trenova. Ky  i fundit apeloi vendimin.

Këtë të hënë, Kolegji i Posaçëm të Apelimit, me kryesuese Ina Ramën, relator Natasha Mulajn dhe anëtarë, Albana Shtyllën, Ardian Hajdarin dhe Luan Dacin, la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. /Panorama/

LEXO edhe: “Mbylli hetimet për të arrestuarin”/ Çfarë ndodhi në seancën dëgjimore në KPK

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura