Kovaç vlerëson Guardiolën: Është super, nuk e arrij dot

Jul 29, 2018 | 18:32
SHPËRNDAJE

Trajneri i ri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ka lavdëruar ish- trajnerin e bavarezëve, spanjollin Pep Guardiola. Kovaç, në intervistën përpara ndeshjes miqësore ndaj Mançester Sitit, është shprehur në lidhje me trajnerin kundërshtar. “Nuk e kam menduar asnjëherë që mund të jem më i suksesshëm se ai.

kovac bajern

Duhet të tregoj veten dhe të fitoj sa më shumë me Bajernin, për t’iu afruar sado pak sukseseve të Pepit”, tha 46- vjeçari në konferencën e shtypit. Më pas, ai vazhdon duke kujtuar kohën kur kishte mundësinë të vizitonte skuadrën e Guardiolës atëherë ishte me përgatitje në Katar. “Ishte një kënaqësi dhe nder të takoja atëherë Guardiloën.

kovac-dankt-pep-guardiola-redet-gotze-wichtig-youtube-thumbnail-640x350

Ai për mua është trajneri më i mirë në botë”, u shpreh Kovaç. Ndërkohë, ai tha dhe dy fjalë për rikthimin e Hames Rodrigez dhe aktivizimin e Martinezit. “Hames duhet të rikthehej më 31 korrik, por ai vendosi të vijë më herët dhe kjo është një shenjë e mirë, ndërsa Havi Martinez pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Juventusit dhe mund të qëndrojë pushim. Nuk duam të rrezikojmë tani në këtë fazë të përgatitjeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura