Kovaç drejt largimit, në Spanjë gjejnë emrin e trajnerit të ri: Ja kujt ia kanë ofruar stolin bavarezët

Nov 13, 2018 | 18:54
SHPËRNDAJE

Humbja 3-2 ndaj Dortmundit, dhe fakti që tashmë gjenden -7 pikë nga verdhezinjtë, ka lëkundur shumë pozitat e trajnerit Niko Kovaç te Bajerni i Mynihut. Siç raporton “OK DIARIO” në Spanjë, drejtuesit bavarezë i kanë paraqitur një ofertë për stolin Zinedin Zidanit.

zidan

Francezi është pa ekip, që kur u dorëhoq nga Reali i Madridit në fundin e sezonit të kaluar. Kjo ofertë duket e parefuzueshme, por priten zhvillime të reja, edhe pse ditët e fundit, në intervista për shtypin, drejtuesit e Bajernit kanë deklaruar se do vazhdojnë t’i besojnë kroatit Kovaç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura