Kotzias vjen të enjten në Tiranë, ja me kë do të takohet

Mar 27, 2018 | 15:11
SHPËRNDAJE

Teksa pritet të konfirmohet nëse do të ketë një vizitë në vendin tonë të Kryeministrit grek Aleksis Cipras, “Panorama” mëson se ditën e enjte do të vijë në Tiranë, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Burimet thanë se kreu i diplomacisë greke do të qëndrojë për disa orë në kryeqytet, ku pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

kotzias3

Sakaq, sot “Himara.gr” shkruante ne nje artikull se takimi që pritej të vulonte paktin detar eshte anuluar dhe pas tij qëndron Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Edi Rama javën e kaluar, pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Stamboll, ku u takua me Erdogan. Me sa duket ai donte ta informonte për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke, veçanërisht çështja e detit. Sipas burimeve shqiptare, Erdogan e ka këshilluar Ramën të bllokojë marrëveshjen me Greqinë”,- shkruan Himara.gr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura