Kotzias në shënjestër/ Tjetër zarf me plumba në zyrë, përveç fishekut ishte edhe një…

Mar 17, 2018 | 10:05
SHPËRNDAJE

Tjetër mesazh i qartë kërcënues në adresë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. Një zarf me një plumb është dërguar në adresën e tij, shkruan “Ta Nea”.

kotzias3

Siç është mësuar nga burime të policisë, qe i referohen mediat greke, zarfi i është dërguar nga persona ende të paidentifikuar të huaj dhe e ka etiketuar si pranues Ministrin Kotzia dhe përmbante një fishek dhe një letër, përmbajtja e të cilës nuk bëhet ende e ditur.

Zarfi u transferua në Laboratorët e Shërbimeve Penale dhe kanë nisur hetimet. Oficerët e policisë hetojnë nga ku është dërguar letra dhe po kërkojnë dërguesin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura