Kotzias mbledh “Miqtë e Shqipërisë”, ja me kë takohet ministri Bushati

Jun 25, 2018 | 8:54
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushat po merr pjesë në takimin e Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias.

Në takim marin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.

Në këtë takim do të diskutohet mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.

1 2 3 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura