Kotzias: Marrëveshja me Maqedoninë është patriotike, me kompromis nga të dyja palët

Jun 17, 2018 | 8:34
SHPËRNDAJE

Marrëveshja është patriotike dhe na ndihmon që t’i përqendrojmë forcat aty ku kemi probleme, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, në Kuvendin grek gjatë debatit për votë besimit të qeverisë.

Kotzias sqaroi se është bërë kompromis në marrëveshje, sepse siç tha, “vetëm nëse fiton në luftë, atëherë ka marrëveshje pa kompromis”.

kotzias

Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, në lidhje deklasifikimin e dokumenteve nga MPJ e Greqisë, Nikos Kotzias tha se ka marr leje që t’i përdor. I kishte të gjitha propozimet nga ndërmjetësuesi Nimetz (Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Epërme, Maqedonia-Shkupi, Maqedonia Veriore) dhe tha se të gjitha emrat përveç Maqedonisë Veriore, kanë qenë jo të pranueshme nga qeveritë e kaluara greke.

Në lidhje me emrin e dakorduar, shefi i diplomacisë greke tha se pikërisht ky emër nga qeveritë e kaluara greke është pranuar që të bisedohet.klankosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura