“E vërteta e fondit sekret”, Kotzias: Në Shqipëri akuzohen të gjithë ata që…

Oct 25, 2018 | 16:00
SHPËRNDAJE

Nikos-KotziasARISTIR LUMEZI/ Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cilësoi të rreme lajmet për financime sekrete të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri.

Në një intervistë për “TV Kreta”, Kotzias foli dje për herë të parë për fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe financimet e mediave në Shqipëri. “Ka rrjedhur një informacion i rremë sikur fonde sekrete kanë shkuar në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. E dini çfarë ndodhi? Në Shqipëri, kush ka qasje pozitive ndaj Greqisë, akuzohet që pardje se është ‘i kapur’.

Dhe si është i kapur? E thotë dhe vetë partneri i qeverisë”, u shpreh Kotzias, duke sjellë në vëmendje deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili në mbledhjen e Këshillit të Ministrave tha ndër të tjera se “qeveria greke merr para nga Soros që të blejë të huajt”. Sipas ish-ministrit të Jashtëm, ata që nxjerrin lajme të rreme për fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme, dënohen për “tradhti kombëtare”.

“Këto u thashë dhe në mbledhjen e qeverisë, që këto nuk janë lojëra. Vendi ynë duhet të bëhet serioz. Këta budallenj, naivë dhe tradhtarë, që përpiqen të nxjerrin lajme të rreme ose jo se ku shkojnë fondet sekrete te vendit, i kap neni për ‘tradhti kombëtare’”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm. Mediat greke, duke zbardhur debatin mes ish-ministrit të Jashtëm, Kotzias, dhe ministrit të Mbrojtjes, Kamenos, në mbledhjen e qeverisë, raportuan se 1 milion euro janë paguar nga Ministria e Jashtme vetëm në muajin tetor për media dhe portale në Shqipëri. Kotzias ka deklaruar se paratë e buxhetit sekret të Ministrisë kryesisht financonin Kishën Ortodokse, por edhe aktivitete të ndryshme në rajon, por pa dhënë detaje.

Qëllimi i këtyre financimeve është promovimi i Greqisë dhe shmangia e kritikave dhe qëndrimeve nacionaliste ndaj vendit fqinj. Por, sipas mediave greke, nuk mungojnë dhe financimet e aktiviteteve kulturore, të shoqatave të miqësisë mes dy vendeve, veçanërisht të atyre të minoritetit, por dhe të drejtuesve politikë të minoritetit.

Mësohet se financimi i muajve të fundit për portale e media në Shqipëri dhe Maqedoni lidhet me negociatat që Ministria e Jashtme greke ka zhvilluar me dy vendet fqinje, si për emrin e ri të Maqedonisë, dhe për kufirin detar me Shqipërinë. Ministria e Jashtme e Greqisë është përpjekur që përmes këtyre financime, të krijohet një klimë pozitive në këto marrëdhënie për të shuar sadopak zërat kritikë opozitarë në të dy vendet. Gjatë intervistës së tij, Kotzias shpjegoi mënyrën sesi trajtoheshin fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme.

Kotzias tha se ai si ministër vendosi hartimin e një ligji mbi kontrollin e fondeve sekrete. Sipas tij, një shërbim i ministrisë bën propozimin se ku duhet të jepen dhe propozimi t’i shkojë Parlamentit. “Aty duhet të ketë një komision nga Kryesia e Parlamentit -ndoshta përbërja e tij është aktualisht e madheprandaj ndodhin dhe këto ‘rrjedhje’ në shtyp. Dhe fondi do të mund të tërhiqet nga llogaria bankare vetëm nëse do të ketë vendime të veçanta nga Parlamenti për secilin nga propozimet”, tha Kotzias.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura