Kotobelli: Ndaj Kukësit treguam forcë karakteri, Skënderbeu një kundështar si gjithë të tjerët

Nov 22, 2017 | 14:54
SHPËRNDAJE

Partizani arriti një fitore me mjaft vlera ndaj Kukësit në transfertë duke rikthyuer qetësinë në klub. Të kuqtë shpresojnë që seria e rezultateve pozitive të vijojë edhe pse këtë javë do të kenë përballë kryesuesit e Skëndërbeut. Në konferencën e sotme për shtym, futbollisti Blerim Kotobelli, ka folur për rolin e ri në skuadër si dhe për sfidën ndaj korçarëve.

Kotobelli

Ndaj Kukësit skuadra përmbysi rezultatin duke treguar karakter

“U ndëshkuam shumë shpejt nga një 11 metërsh, por fatmirësisht grupi tregoj forcë karakteri duke e përmbysur rezultatin dhe siguruar një tore me mjaft vlera.”

Jeni rikthyer të jeni titullar në skuadër.

“Po është e vërtetë kam qëndruar në stol gjashtë javë, por futbolli i tillë është. Unë vazhdoj të punoj shumë të jap maksimumin në stërvitje dhe besoj se ndaj Kukësit dhurova një paraqitje mjaft të mirë. Shpresoj që të vazhdoj të ruaj këtë formë, pasi edhe trajneri Starova beson në aftësitë e mia dhe dua t’ia shpërblej këtë besim me paraqitje sa më pozitive.

Jam gjithmonë në shërbim të trajnerit dhe skuadrës. Edhe pse ndaj Kukësit jam aktivizuar në një rol të ri për mua nuk përbën aspak problem, do të bëj më të mirën time në ndihmë të ekipit.”

Skënderbeu kundërshtari i radhës

“Skënderbeu ka treguar deri tani në këtë sezon se është një skuadër e fortë. Nëse do të jemi të gjithë të bashkuar dhe do të luajmë si grup besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv të hënën. E vlerësojmë Skënderbeun si çdo skuadër tjetër të kampionatit ndaj edhe përballë korçarëve do të synomë fitore. Eshtë e vërtet, në përballjen e fazës së parë nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë ,por tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë dhe besoj se ekipi do të dhuroj paraqitje pozitive në ndeshjet në vijim.”

Cilat janë objektivat e Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit?

“Në fillimin e sezonit ne kishim objektiv titullin kampion, tashmë duhet të mendojmë të marrim maksimumin në ndeshjet e radhës dhe në fund të bëjmë llogaritë tona, mendoj se kryesore do të jetë të sigurojmë pjesmarrjen në kupat e Evropës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura