“Kot e ke, nuk do ia dalësh”- Erla Mëhilli tregon një nga momentet më të vështira në jetë! As mjekët nuk i dhanë shpresë, por…

Jun 26, 2022 | 12:31
SHPËRNDAJE

Erla Mëhilli ka ndarë me publikun një prej momenteve më të vështira të jetës në kohën kur ishte shtatzënë me djalin e saj të parë, Akidin.

erla-mehilli-e1628784441801-534x450

Ajo tregoi se zbuloi se kishte një problem shëndetësor në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe për këtë arsye ka rrezikuar edhe dështimin.

“Një moment vërtetë i vështirë, ishte momenti kur isha shtatzënë me djalin e parë, Akidin. Sepse zbulova për një problem shëndetësor gjatë kohës që isha shtatzënë dhe në fillim të muajit të 6 pata një problem, rrezikova dështimin. U shtrova në spital, kam ndenjur disa ditë. Natën e parë përjetova konvulsionet e një lindje të parakohshme”, tha ajo në emisionin “E ardhmja është vajzë”.

Erla u shpreh se përjetoi dhimbjet e një lindje të parakohshme dhe shumë mjekë që ndodheshin pranë saj nuk i dhanë shpresë, përveç dr. Halim Kosovës i cili komunikonte me të përmes telefonit.

“Mbaj mend që kërkoja qetësues, nuk më bënte njeri, m’i bënë të nesërmen në mëngjes. Pra i përjetova të gjitha, unë nuk e kuptoja që ishin konvulsione, por m’i shpjeguan që ishin, zëre se po lindja. Në fakt nuk e humba. Ishte moment i vështirë sepse të gjithë ata mjekë që unë kisha përreth më thonin kot e ke, nuk do ia dalësh dot.

Ndërsa Halim Kosova, që ishte gjinekologu me të cilin unë ndiqesha, nuk vinte në spital, por ndiqesha me telefon ato ditë, më thoshte mos dëgjo njeri, më dëgjo mua, sepse do shkojë çdo gjë në rregull. Në fakt më vonë, pasi përcaktuam ditën se kur do të lindja, e thoshte dhe vetë dhe ma thotë edhe kësaj dite nëse e takoj në rrugë: nuk e di si ia dole. Ishte mrekulli”, ka thënë Erla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura