Kostot e ndërtimit të rrugëve/ Eksperti i ekonomisë: Abuzim me fondet e shtetit! Tenderat e kësaj natyre janë vendi më flagrant ku shpërdorohet paraja

Jan 17, 2023 | 21:33
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko thotë se tenderat për ndërtimin e rrugëve janë vendi më flagrant kur shpërdorohet paraja publike.

panosoko

I ftuar në emisionin “Open”, Soko tha se këto janë abuzime me fondet e shtetit. Sipas tij, janë paguar ekspertiza për projekte që më pas dalin të parealizueshme.

Soko: Nëse do ndodhte një herë rishikimi i kostos së një rruge do ishte normale, lidhur me parashikimin fillestar. Kjo është një praktikë që ecën me të gjithë rrugët. Kardhiq-Delvinë u dyfishuar kostoja. Rruga e Qukës-Qafë Plloçë vijon prej 13 vitesh dhe as nuk është fare pranë fundit.

Si ka mundësi që paguajmë para për projekte të tilla që janë në fund kallp. Kemi paguar ekspertizë për projekte që dolën të parealizueshme. Kjo është një qasje, një sjellje, jo një gafë momentale. Më tepër se sa për shkaqe realiste apo defekte në projekt është abuzim me paratë e shtetit.

Tenderat e rrugëve, janë vendi më flagrant ku paraja publike shpërdorohet. Pra projektet janë riparë pasi kanë qenë interesa të tjerë të lidhur. Më thoni një projekt që ka nisur e ka mbaruar në formatin e vet origjinal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura