“Kosovën ia rrëmbyen Serbisë”- Analiza e Agron Gjekmarkajt: Presidenti kroat u dëshmua i dehur dhe aleat me dhunën. Si shkeli çdo kod kur na priti zyrën e tij, ‘mbllaçiti’ disa fraza…

Jan 31, 2023 | 17:21
SHPËRNDAJE

Nga Agron Gjekmarkaj

Gjekmarkaj-ok-689x450-1

Nuk do me kujtohej aspak Presidenti kroat nëse nuk do të ishin kaq të poshtra deklaratat e tij për Kosoven diten e djeshme megjithese e kam takuar një herë me deshirë për ta harruar.

Me gjuhë pijaneci në mejhanat ballkanike mbushi gojen me material e glaca. Ai gjuajti mbi miqesinë e vjeter të shqiptarëve me kroatet si zedhenes i Putin pushtuesit në Europë, ke gjuhen e trashur e mollezat e skuqura.

Pa turp tha që “Kosoven nderkombetaret ja rrembyen Serbisë” ! U deshmua i dehur, injorant , aleat me dhunen, nostalgjik i krimit e genocidit serb dhe natyrshem antiperendimor.

Me ka rastisur të takoj disa herë ish Presidentin ikonë e liberal Stipe Mesiç i cili ka vuajtur edhe burgun në Jugosllavinë e Titos. Ai ndiehej me fat që ishte ndodhur me disa kosovarë në qeli të cilet i kishin shpetuar jetën nga kriminelet e UDB-s. Po kaq kur rrefente per luften e viteve 90 shprehej se ku gjindeshin shqiptaret në front nuk ndihej nevoja me kthye koken pas duke u ndalur të kontributi i tyre heroik në pergjithsi dhe tek ai i ushtarakeve të veçantë në të perveçmen.

Por me heret se kaq shumë më heret rilindasit e medhenj që bënë Shqiperinë At Gjergj Fishta , At Shtjefen Gjeçovi, At Pashko Bardhi që punoi edhe si mesues në Zara ( Zadar) ishin nxënes të françeskanit të madh në Livno , Andrea Kaçiç  poetit të rilindjes kroate busti i të cilit shkelqen në Zagreb.

Prej tij e me të ata u mbruajten me formulen Atme e Fe e u kthyen në atdhe për të bërë atë që bënë per Shqiperinë.

Nese duam për të shkuar tek rrënjet e historisë kemi edhe aleancat e Mbretit Gjergj ( Skenderbeut) me Republiken e Raguzes ( Dubrovniku i sotem). Në tetor në Zagreb mbahej një samit i parlamenteve të 44 vendeve të Botes me iniciativen  e Kryetarit të Parlamentit Kroat dhe atij Ukrainas. Rasti e desh të jem pjesë e delegacionit shqipëtar të kryesuar nga Zonja Nikolla. Lajm ishte pjesmarrja e Nenci Pelozit shefes së Senatit Amerikan e cila me kurajo të admirueshme siç theu çdo paradigme me viziten në Tajvan po ashtu foli aty ndaj agresionit rus.

Dukej një fjalim i kohrave të tjera ku nuk prevalonte kujdesi diplomatik po shqetesimi për demokracinë, paqen, blloqet politike dhe vlerat perendimore të kercenuara nga barbaria. Surpriza nder gazeta ishte se Presidenti kroat nuk kishte denjuar ta priste po rrugen  drejt një katundi disa ore larg  kryeqytetit kishte marrë me justifikimin banal se zonja Pelozi nuk do jetë pas ca javesh kapo  Senati ndaj nuk e pres.

E kaluan të gjithë me buzeqeshje si trill i një marroku ballkanik që do të bëj lajm me marrezinë në mugesë të portretit dhe forces.

Në viziten tone zyrtare patem takime me Kryeministrin e vendit një person mjaft karizmatik dhe tejet mbeshtetes e miqesor me kauzat e ekzigjencat shqiptare bë Ballkan e në Europë e po ashtu edhe me Kryeparlamentarin e Kroacisë i cili ishte po kaq i njerzishem dhe i vemendshem për ta forcuar raporti  dhe miqesinë mes popujve  e shteteve tona.

Ditën e fundit ishte parashikuar një takim edhe me Presidentin i cili e kishte rezidencen në periferi të qytetit në një vilë tipike jugosllave që Tito perdorte dikur në mes të gjelberimit. Një vend i bukur gati ekzotik.

Në presidencë hymë dhe u rreshtuam sipas protokollit ! Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë u shoqerua nga punonjesit e atij institucioni tek podiumi i nderit. Presidentin prisnim. Por ai e kishtë marrë me nge. Pas ca minutash ndonese u krijua një situate e sikletshme pritjeje zbriti.

Dukej pak i mufatur dhe si i pertuar. Në sallen e bisedimeve e njejta atmosferë noprane. Hijerënde, pompoz, arrogant dhe deklarativ si njeri që njihte Ballkanin në gjeneze dhe kishte zgjidhjet magjike në dorë dhe më tej.

Ndonëse në delegacionin shqiptar ishin  Kryetarja e Kuvendit, Zevendes Kryetari , Ambasadori Poda, deputetja Marnoj e të tjerë ishin bashkuar disa diploma perendimi  nostalgjiku jugosllav s’kishte veshë për të degjuar por vetem gojë per të folur.

Mbllaçiti disa fraza amorfe per raportet mes vendeve po tejet larg me fjalorin e Kryeministrit apo Kryeparlamentarit Kroat apo të tjerë faktorve politikë që takuam. Në të dalë nuk durova pa ju thënë anetarve të tjerë të delegacionit qe tek ky burrë pashë gjithë patetiken mburravece të Ballkanit vetë komplekset e ketij gadishulli të anashkaluar nga historia qysh në antikitet.

Që zhgenjimi ynë të mos pergenjeshtrohej në fund si dha doren askujt duke shkelur çdo kod mikpritjeje dhe ngjiti shkallet me vrap si danoç lagjeje.

Gjithesi m’u kujtua kur lexoja shkulmet e tij i cili për të marrë vemendje ne raport me faktoret pro europiane e pro Kosove të Kroacisë preferoi të fliste si kamerier lepe peqe i Putinit dhe keshilltar i Vuçiçit !!

Tek e degjoja si në Zagreb mendova që forca e marrezisë për të bërë lajm nuk duhet nënvleftesuar sidomos në Ballkanin tonë. Gjëmat keshtu kanë filluar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura