“Kosovën ia morëm Serbisë”, nënkryetari i PL-së reagon për deklaratën e presidentit kroat: Është mik dhe ish-këshilltar i Ramës, vetëm korrupsioni shkakton lajthitje kaq të rënda

Feb 1, 2023 | 21:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Kroacisë lidhur me Kosovën, për të cilën tha se i është “marrë Serbisë” nga faktori ndërkombëtar.

-1200-630-1665569925xpetrit-vasili-1-1-877

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shkruan se presidenti kroat që bëri këtë deklaratë është mik i Edi Ramës dhe dikur këshilltar i tij.

Ai shtoi se vetëm korrupsioni mund të shkaktojë lajthitje të tilla që çojnë në deklarata kaq të rënda.

Reagimi i Vasilit:

Si shpjegohet qe ky Presidenti i Kroacise Milanoviç miku i Edi Rames, edhe Keshilltar i Edi Rames dikur, rreshqiti fare nga fiqiri dhe foli krejt si nje serb nacionalist?

Cila eshte lidhja reale midis tij dhe Edi Rames?

Duhet kerkuar me thelle per te kuptuar se vetem korrupsioni mund te shkaktoje lajthitje kaq te renda.

Kryeministri i Kroacise dhe populli kroat ja dhane pergjigjen e prere dhe dinjitoze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura