“Kosovën e aneksuam nga Serbia”, presidenti i Kroacisë ndryshon qëndrim: Jam keqkuptuar! Beogradi do ta kuptojë që është një dashnore e tradhtuar nga Rusia në romancën mes tyre

Feb 1, 2023 | 21:52
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka bërë “një hap pas” në deklaratën e tij të pak ditëve më parë, ku tha se Kosova iu mor Serbisë dhe u aneksua nga ndërkombëtarët.

MIla-Vule

Sipas mediave serbe, Millanoviç tha sot se deklarata e tij është keqkuptuar dhe shtoi se Serbia duhet ta shohë Kosovën si të pavarur.

Ai tha se termin “Kosova iu mor Serbisë” nuk e kishte huazuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe sipas tij

Komentet Millanoviç i bëri gjatë një konference për mediat në Zagreb, në prezencë të presidentes së re sllovene Natasha Pirc Musar, ku tha se Beogradi duhet ta kuptojë se “romanca serbo-ruse” do të rezultojë në një mashtrim.

Ai tha se në Serbi “disa gjëra duhet të ndryshojnë” në mënyrë që Serbia të mund të arrijë në Perëndim, aty ku sipas tij është e mirëpritur.

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance të parashikuar serbo-ruse, ku Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar. Rusia po tenton diçka me Ukrainën, e shembulli i Kosovës po i duket si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti”, tha Millanoviç.

Marrëdhënien mes Rusisë dhe Serbisë ai e quajti si një marrëdhënie pa dashuri, por e bazuar vetëm në interesat e Moskës dhe shërbimet që Beogradi i bën Rusisë.

Presidenti kroat bëri të ditur se Serbia “duhet ta gjejë mënyrën për ta njohur Kosovën”, dhe se politikanët në Kosovë “duhet të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, pra sipas tij duhet zbatuar gjithçka që është nënshkruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura