Kosovë, ulet numri i azilkërkuesve drejt Gjermanisë, Merk: Migrantët pengojnë kapacitetet për refugjatët e luftës

Mar 5, 2015 | 20:14
SHPËRNDAJE

Mediat kosovare raportojnë se numri i personave që arrijnë në Gjermani ka rënë nga 1,400 në ditë e para të të shkurtit, në më pak se 200 në ditë, duke iu referuar deklaratave të bëra më parë nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Gjermanisë.

Sipas ministres për Çështje Evropiane të Rajonit bavarez të Gjermanisë, Beate Merk, numri i azilkërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm, por vazhdon të mbetet i lartë. “Migrantët që ikin nga varfëria pengojnë kapacitetet tona për refugjatët nga luftërat civile, të cilët kanë nevoja urgjente”, ka thënë Merk të enjten në Beograd, raporton “Gazetaexpress”.

Më herët, numri i personave nga Kosova që kërkojnë azil politik apo ekonomik drejt vendeve të Unionit, është bërë shqetësim nga zyrtarët e vendeve anëtare, duke paralajmëruar edhe marrjen e masave shtesë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura