Kosovë/ Më shumë se 100 të infektuar dhe katër viktima, bilanci i pandemisë në 24 orët e fundit

Jul 15, 2020 | 17:14
SHPËRNDAJE

119 persona kane rezultuar te prekur me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë. 

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Shperndarja gjeografike e rasteve: 63 nga Komuna e Prishtines, Gjakovë 12 raste, Drenas 6 raste, fushë Kosovë 5 raste, Komuna e Pejës 5 raste, Podujevë 5 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste. Kaçanik 2 raste, Lipjan 2 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, dhe nga një rast në komunën e Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.

Keshtu nummri i personave te infektuar qe nga fillimi pandemise ne Kosove llogaritet 5237, ndërsa 2663 është numri i rasteve aktive.

 

Ndersa ne 24 ore katër persona kanë humbur betejen me COVID-19, duke e çuar numrin e pergjithshem te viktimave ne 112. Ndërsa 494 persona me koronavirus po marrin aktualisht trajtim mjekësor, 13 prej tyre janë në gjendje kritike.

Në një konferencë për media, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani bëri të ditur se numri i të shëruarave deri më sot ka arritur në 2462.

“Më datën 14 korrik 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar, me metoden RT-PCR janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga Qendra Klinike Universitare, gjurmimi i kontakteve në terren dhe prej të cilave kanë rezultuar 119 raste pozitive, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5237 nga 29 mijë e 60 persona të dyshimtë me virusin Sars Cov 2, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilat kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. Në këtë 24 orësh të fundit janë shëruar gjithsej 92 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 2462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2663”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura