Kosovë-Kroaci, nis inspektimi i Shkodrës dhe “Loro Boriçi”-t

Sep 22, 2016 | 12:07
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë ka pritur presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta uruar për pranimin e kësaj të fundit në UEFA dhe FIFA si dhe për të garantuar marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit në sport midis dy vendeve.

Loro Borici

Sa i përket takimit mes Kosovës dhe Kroacisë, Vokrri i ka konfirmuar ambasadores se një delegacion i federatës kroate, së bashku me ata të Kosovës, kanë vizituar prej ditësh Shkodrën dhe disa hotele ku pritet të bëhet akomodimi i ekipeve si dhe i gjendjes së stadiumit të rikonstruktuar “Loro Boriçi”.

Presidenti i FFK-së e ka ftuar ambasadoren kroate në republikën e Kosovës, Marija Kapitanoviç, që të jetë e pranishme në ndeshjen e datës 6 tetor në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura