Kosovari që zbuloi probleme në sistemin e sigurisë të medias prestigjioze botërore

Aug 3, 2020 | 22:36
SHPËRNDAJE

Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, është renditur në listën e personave të cilët identifikuan rreziqet në sistemin e sigurisë të mediumit global BBC.

22814543_2404494273108391_6487818009705482801_n-e1596482066223-780x439

Programi VDP, ka për qëllim të identifikojë dobësitë e organizatës për sa i përket sigurisë kibernetike dhe ndihmon në korrigjimin e problemeve para se ato të shfrytëzohen nga pala e hakerëve, ndërkaq kosovari ishte njëri ndër personat që identifikoi një problem tek rrjeti britanik BBC.

Lajmi u bë i ditur nga Kunushevci, përmes një njoftimi në Facebook.
“Pas raportimit të dobësive në aspekt të sigurisë kibernetike drejt televizionit Britanik BBC jam mirënjohës për ‘Acknowledgment’ dhe një bluze në shenjë mirënjohjeje që është ende në proces e sipër. Problemi i raportuar është rregulluar”, shkroi Kunushevi në llogarinë e tij.
116698506_3321833978041078_7302276521996752424_o
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura