Kosovarët zgjedhin të udhëtojnë më shumë me avion se me tren

Feb 6, 2016 | 11:40
SHPËRNDAJE

Brenda tre muajve të fundit (tetor, nëntor, dhjetor) të vitit të kaluar, rreth 332 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtare “Adem Jashari” në Prishtinë për udhëtim. Kjo shifër, tregon se në fundvit numri i qytetarëve që shfrytëzojnë aeroplanin si mjet transporti, është rritur për 4.47 për qind.

tren air
Këto të dhëna i ka publikuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin: “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, dhe Postë Telekomunikimin për tremujorin e katërt 2015.

Sipas këtyre statistikave, kosovarët vazhdojnë ta shfrytëzojnë pesë herë më shumë transportin ajror se atë hekurudhor.

Në territorin e Kosovës, sipas ASK-së, janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura