Kosova: Zyrë juridike për shqetësimet e qytetarëve

May 26, 2015 | 12:14
SHPËRNDAJE

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilloi ditën e sotme një takim me pjesëtarë të komunitetit egjiptian në Njësinë nr. 4 në Tiranë.

Kandidati i PD-së për Tiranën, Kosova në takim me komunitetin egjiptian

Ai premtoi se nëse fiton zgjedhjet do të hapë një zyrë juridike për të gjitha shqetësimet që kanë qytetarët, dhe veçanërisht ky komunitet. Kosova premtoi se do t’i trajtojë të gjithë qytetarët njësoj, me të njëjtat të drejta.

“Bashkia ka menduar të ngrejë një zyrë juridike që do të jetë përkrah meje, në mënyrë që të mbledhë të gjithë problemet e qytetarëve dhe ekspertët, juristët e kësaj zyre të bashkisë do të gjëmojnë dhe do të vrapojnë për të zgjidhur problemet që keni ju”, tha Halim Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura