Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër në Evropë

Feb 18, 2018 | 8:33
SHPËRNDAJE

Një dekadë pas shpalljes së pavarësisë Kosova mbetet vendi më i varfër në europë. Sipas Bankës Botërore të ardhurat mesatare për kokë banori në Kosovë llogariten në 10 mijë dollarë amerikanë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.

Lypsat-ne-Kosove-650x358

Ky është niveli më i ulët në Ballkan, që pasohet nga Shqipëria me 11 mijë e 500 dollarë për kokë banori. Kjo i bën dy shtetet shqiptare më të varfrat e Ballkanit dhe Europës, ndërkohë që ekonomitë e tjera fqinje kanë një nivel të ardhurash që varion nga 12 mijë deri në 18 mijë dollarëPrapambetja ekonomike e Kosovës është rezultat edhe i luftës me Serbinë, shtetit nga i cili ajo fitoi dhjetë vjet më parë, pavarësinë për t’u vetë qeverisur, por nga i cili mbetet ende shumë i varur ekonomikisht.Të dhënat zyrtare tregojnë se Kosova blenë çdo vit 450 milionë euro mallra nga Serbia dhe i shet asaj vetëm 48 milionë euro. Pra vetëm përmes tregtisë, Kosova i jep çdo vit Serbisë 400 milionë euro neto, shtetit që vetëm një dekadë më parë shtypte lirinë e saj.

Lidhjet ekonomike të Kosovës me Serbinë janë dukshëm më të forta se sa ato me Shqipërinë.

Sot Kosova importon nga Serbia 3 herë më shumë se sa blenë në Shqipëri, një hendek, i cili përveç faktorëve ekonomikë, është dëshmi e dështimit politik të dy shteteve shqiptare për të integruar ekonomitë e tyre. /Blic/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura