Kosova: S’mund të kërkosh votën kur ke vetëm njolla të zeza

May 24, 2015 | 13:42
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka sulmuar sot indirekt kundërshtarin e tij në garën e 21 qershorit, Erjon Veliaj.

Kandidati i PD per Bashkine e Tiranes, Halim Kosova ne Njesine 7

Megjithëse nuk ia përmendi emrin ai la të kuptohet se iu drejtua pikërisht Veliajt kur tha se nuk mund të kërkojë votat kur ka pas vetëm njolla të zeza.

“Nuk e përfytyroj dot se si mund t’i dalësh qytetarëve t’u thuash ma jep votën kur po ta kthesh kokën nga mbrapa vetëm njolla të zeza ke dhe asnjë tjetër. Megjithatë, unë nuk do merrem me këto njolla, kam të fiksuar rrugën time për të shkuar në datën 21 Qershor me besimin e plotë të të gjithë banorëve të Tiranës për një fitore e cila do të jetë në radhë të parë fitorja juaj. Mbajeni mend këtë.Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë i them vetes, bravo Halim se ke marrë vendimin e duhur ,unë them në kohën e duhur. Dikush më thotë me vonesë por unë them në kohën e duhur”, u shpreh Kosova.

Kandidati për kryebashkiak ka shpjeguar para prindërve në Njësinë 7 në Tiranë, konceptet e tij për arsimin, për çerdhet dhe për kopshtet.

“Një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 32 nxënës dhe ky është parametri që ne kemi caktuar për 4 vitet e ardhshme gjithashtu nëpër çerdhe kemi bërë qe mos të ketë më shumë se 25 fëmijë ku 3-4 edukatore do ti mbikqyrin këta 25 fëmijë.Kështu që duke përllogaritur numrin e fëmijëve që një edukatore duhet të ketë në ngarkim për ta edukuar, për ta mbikqyrur, për ta ndihmuar dhe kështu me rradhë.Bashkia e Tiranës është pergjegjëse për të krijuar në të gjithë sistemin arsimor ambiente në mënyrë që të jetë e mundur  vizita mjekësore e nxënësve,  shërbimi stomatologjik, gjithashtu kemi bërë një program se si do të zhvillohet mësimi me 1000 nxënës të rruges në mënyrë që dhe këto t’i afrojmë afër sistemit arsimor për ti edukuar dhe për ti shkëputur nga rruga sepse rruga vetëm të këqija ka per këtë kontigjent të fëmijës”, tha Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura