Kosova shtrëngon masat për shkak të pandemisë, ja kushti i vendosur për të kaluar kufirin e saj

Oct 13, 2021 | 10:57
SHPËRNDAJE

Kosova ka shtrënguar masat dhe një ndër to është dhe kushti për të pasur një test negativ të koronavirusit për të hyrë në territorin e vendit.

Kolona-ne-kufirin-Kosove-Shqiperi

Ministria e Jashtme shqiptare bën me dije se duke nisur nga sot, nga data 13 tetor 2021, të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të paraqesin një nga këto dokumente:

• Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

• Dëshminë që keni kaluar COVID-19;

• Test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë;

ose

• Rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;

• Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;

• Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Ndërkohë që për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentet e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga këto rregulla përjashtohen:

• Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;

• Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

• Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

• Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

• Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

• Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/