Kosova shpalli “non-grata” spiunen ruse, eksperti i kriminalistikës paralajmëron Shqipërinë: Së shpejti do të dëgjoni që këtu do të vijë…

Aug 8, 2022 | 14:25
SHPËRNDAJE

Të shtunën e 6 gushti, Kosova shpalli non-grata dhe ndaloi hyrjen në territorin e saj të shtetases ruse, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar si spiune e inteligjencës ruse, duke u fshehur nën petkun e gazetares.

spiunja ruse

Duke reaguar për rastin në fjalë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço paralajmëron se një spiune tjetër ruse pritet të vijë në Shqipëri së shpejti.

Agjentja e Moskës sipas Karamuços do të vijë nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë dhe ndaj ai këshillon që ajo të shpallet menjëherë non-grata.

“Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt….”, shkruan Karamuço në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura