Kosova shënon bilanc tragjik viktimash në 24 orë, ja sa shkon numri i pacientëve që humbën betejën me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë

Jul 4, 2020 | 19:40
SHPËRNDAJE

Gjashtë persona kanë humbur betejen me COVID-19, në Kosovë. Kështu bën të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila dha detaje lidhur me pacientët qe nderruan jete.

koronavirus

“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, arrin në 64.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri të premten, në Kosovë numri i personave te infektuar qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 3,178 raste, prej tyre, 1,824 janë shëruar./ REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura