Kosova shënon bilanc tragjik viktimash/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet, ja sa persona kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit

Aug 10, 2020 | 17:58
SHPËRNDAJE

ISHPK-ja e Kosovës ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit për rastet me COVID-19, duke bere te ditur se 14 persona kanë humbur jeten, si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. 

dhurohen-pajisje-mallra-dhe-mjete-financiare-per-ministrine-e-shendetesise-per-perballje-me-koronavirusin_5e8ee65920b58-600x360

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Po ashtu, është bërë e ditur se numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 10 mijë e 419.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020”, thekson njoftimi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura