Kosova shënon 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Feb 17, 2020 | 8:06
SHPËRNDAJE

Republika e Kosovës sot shënon 12-vjetorin e pavarësisë te shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete.kos-2-600x360

Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Institucionet shtetërore kanë paraparë disa aktivtet për shënimin e kësaj ditë duke filluar me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetëror, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kurti e Osmani me pas do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Të pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Gjithashtu Kurti e Osmani do të vizitojnë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ku edhe do të iu drejtohen trupave të FSK-së me fjalë përshëndetëse.

Po ashtu në nder të Pavarësisë se Kosovës edhe Komunat do të organizojnë seancë solemne si dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura