Kosova rrezikon liberalizimin e vizave, zbulohen shkaqet

Jun 21, 2018 | 10:18
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë 2 vjet të bllokuar një lëndë, që ka të bëjë me krim të organizuar e që përfshin blerjen e 36 hektarëve të Komunës së Prishtinës dhe të Graçanicës, të privatizuar me çmime shumë më të ulëta sesa çmimi real i tregut.

Nga viti 2017, kur ishte mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar, nuk është mbajtur më asnjë seancë në këtë çështje penale. Në këtë rast janë të akuzuar zyrtarë të lartë, duke përfshirë ish-gjyqtarë, zyrtarë të AKP-së, avokatë, noterë e biznesmenë.

ekani-i-gjykates-foto-kallxo-e1488456291875-650x358-780x439-640x300_1529567206-498592

Janë bërë rreth dy vjet qëkur është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar të dytë në rastin ndaj stërnipit të Hasan Prishtinës, biznesmenit Mehmet Prishtina dhe 23 të akuzuarve të tjerë për “Krim të organizuar”, “Shpëlarje parash”, “Nxjerrje të vendimeve të paligjshme gjyqësore”, “Shpërdorim të pozitës zyrtare”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Grabitje”.

Edhe pse në seancën e mbajtur në tetor të vitit 2017 në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbrojtja e 24 të akuzuarve kishte paraqitur kundërshtimet e veta dhe kishte kërkuar që aktakuza të hidhet, që nga ajo ditë palët nuk kanë pranuar asnjë vendim rreth kërkesës së tyre nga gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra.

Ky rast fillimisht ishte në duar të gjyqtarëve ndërkombëtarë, mirëpo në vitin 2017 ishte dorëzuar te vendorët dhe ashtu si te ndërkombëtarët edhe te vendorët mbrojtja e të akuzuarve kishte bërë të njëjtën kërkesë, hedhjen e aktakuzës.

Mirëpo, as nga ndërkombëtarët e deri tash as nga vendorët mbrojtja nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke bërë që ky rast të mbetet pezull tash e dy vjet.

Zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk japin asnjë arsyetim rreth zvarritjes gati dyvjeçare të këtij procesi gjyqësor.

Edhe pse rasti në fjalë ka të bëjë me “Krim të organizuar”, që është njëra nga veprat e shënjestruara nga gjykatat për liberalizimin e vizave, kjo Gjykatë nuk ka dhënë asnjë detaj për neglizhencën e këtij rasti kaq të madh.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete rreth zvarritjes së këtij rasti, përveç asaj që shumë shpejt do të vendoset për këtë çështje penale./Ekspres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura