Kosova premton ulje me 30 % të taksës së pronës

May 28, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova premtoi se do të ulë me 30 % taksën që bizneset paguajnë për pronën. Deklarata e tij erdhi nga një takim elektoral në Njësinë nr. 2 në Tiranë.

Kandidati i PD-së për Tiranën, Kosova me studentë

Kosova tha se do të stimulojë biznesin e madh në Tiranë, duke i ulur taksat e pronës, në mënyrë që të shtohen vendet e punës. Kosova solli dhe një shembull konkret.

“Po ju them vetëm një shembull. Një ndër bizneset e mëdha në Tiranë paguan 70.000 euro në vit taksë vetëm për pronën. Dhe në qoftë se Bashkia e Tiranës – këtë e bën llogari çdo njeri shumë thjeshtë – i ofron këtij biznesi rreth 30% zbritje të kësaj takse, vetëm të kësaj takse do të thotë rreth  17.000 euro, do të  jetë mundësi për këtë firmë që ta përdorë për vende të reja pune dhe kjo do të jetë kontrata që Bashkia e Tiranës do të bëjë me biznesin e madh”, tha Kosova.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura