Kosova “pa frena”, prezantohet projekti i një tjetër stadiumi modern

Nov 16, 2019 | 11:09
SHPËRNDAJE

Zhvillime me hapa galopant në futbollin kosovar. Pas “Fadil Vokrrit”, në Kosovë prit të nisë shpejt puna, për ndërtimin e një tjetër stadiumi modern. Ditën e djeshme u prezantua në Mitrovicë projekti për rinovimin tërësor të stadiumit “Adem Jashari”.

Stadiumi Kosove

Kanë qenë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Baftiri, dhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Iber Alaj, që në një takim, kanë prezantuar edhe projektin e ri, që pritet të kushtojë rreth 12 milionë euro.

Stadiumi Adem JAshari

Bëhet fjalë për një rikonstruksion tërësor të stadiumit, ku do të shtohen parkingu publik, parkingu për zonën VIP dhe për mediat, tribuna për tifozët miq, hapësira rekreative dhe fusha të tjera përreth, etj., Impianti pritet të kalojë në kategorinë 4 të UEFA-s, për të pritur ndeshje ndërkombëtare.

Kosove, projekti i stadiumit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura