Kosova në ‘izolim’, shkon në tre numri i të infektuarve me koronavirus

Mar 14, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

Shkon ne tre numri i te prekurve me koronavirus ne Kosove.kosova

Lajmin e ka bere te ditur Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, i cii konfirmoi pak me pare se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në tre.

Vetem nje dite me pare autoritetet në Kosovë konfirmuandy raste pozitive me koronavirusin e ri.

Sot, një ditë pas, rrugët e Prishtinës duken të boshatisura dhe ata pak persona që kanë dalë, kanë vendosur maska mbrojtëse.

Dy pacientët e konfirmuar të premten, janë një 77 vjeç dhe një 20 vjeçe, ndërsa i treti është 39 vjeç.

Ministri Vitia bëri thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se gjendja e të infektuarve është stabile. Ai shtoi se se deri më tani kanë kryer 140 teste dhe tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot nga ora 6:00, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka mbyllur kufijtë tokësorë, për udhëtarët që hyjnë në vend, përjashtuar shtetasit kosovarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura