Kosova me ushtri? Reagon SHBA: E mbështesim idenë, por duhet…

Sep 13, 2018 | 19:23
SHPËRNDAJE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalur me një deklaratë në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Përmes një kumtese thuhet se SHBA  gjithnjë ka mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri, njofton Klan Kosova.

r300558_1302828-840x420

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë.

Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.

Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura