Kosova me pensionistët: Ulje taksash dhe administrator bashkiak për pallatet

May 27, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, zhvilloi ditën e djeshme takime me pensionistë dhe të moshuar. 

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova në takim me pensionistët

Ai premtoi se bashkia do të ulë taksat, në mënyrë që të mos rëndojë xhepat e pensionistëve. Gjithashtu, duke iu përgjigjur shqetësimeve të pensionistëve, Kosova tha se Bashkia e Tiranës do të caktojë nga një administrator për çdo grup pallatesh, në mënyrë që të shmangen konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes banorëve, për mbetjet, ashensorin etj.

“Ajo që unë kam në dorë është që t’iu lehtësoj nga taksat që bashkia i ka në dorë, dhe sigurisht që do ta bëj dhe jo vetëm kaq. Ne e kemi këtë si pikë synim që të ketë një administrator, ndoshta jo një administrator për një pallat, por për një grup pallatesh të caktuara”, tha Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura