Kosova, kushti i BE-së për Serbinë

Apr 18, 2018 | 13:18
SHPËRNDAJE

Mediet serbe sot kanë zbërthyer Raportin e Progresit të Komisionit Evropian rreth atyre që Serbia duhet të bëjë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE

ko_1524049285-8759397

Në mesin e shumë kushteve Kosova gjendet në krye të listës së gjatë.

Sipas asaj që përcjell “Veçernje novosti”, Serbia duhet të bëjë përpjekje shtesë në implementimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën për energjetikë, për urën në Mitrovicë, menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, njohjen e diplomave dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve që do të shpien në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën e që do të definohet me një marrëveshje detyruese juridike.

Iniciativa e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për dialogun ndërserb për Kosovën është vlerësuar në Raport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura