“Kosova është zemra e Europës”- presidenti serb Vuçiç reagon pas deklaratës së zyrtarit gjerman: Edhe britanikët janë më korrektë

May 15, 2022 | 12:37
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili tha se se Kosova ka mbështetjen e Berlinit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

vuciccm-750x450

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni për disa gjëra”, citojnë mediat serbe të ketë thënë presidenti serb në TV Prva.

Vuçiç komentoi edhe thirrjen e ministrave të G7-ës që i bënë thirrje Serbisë ta harmonizojë politikën e saj me BE-në.

Ai i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale” disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa shprehu mllefin e tij ndaj Gjermanisë.

“Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do ta përdorin sëpatën menjëherë”, tha Vuçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura