Kosova do të luajë me Gjibraltarin, “dardanët” i gjykon… arbitri shqiptar

Oct 9, 2019 | 11:45
SHPËRNDAJE

Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të luhet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit. Për këtë takim janë përcaktuar tre arbitra shqiptarë për të gjykuar.

juxhin-xhaja-470x313

Kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili prej dy vitesh mban edhe stemën e FIFA-s, ndërsa si anësorë janë caktuar Ilir Tartaraj i Kolegjiumit të Fierit dhe Nertil Bregasi i Kolegjiumit të Tiranës. Ndërsa arbitri i katërt do të jetë vendës, pikërisht Besfort Kosumi.

Ndeshja Kosovë-Gjibraltar do të luhet nesër në orën 18:00 dhe ky takim do t’i shërbejë trajnerit Bernard Shaland si provë gjenerale në prag të eliminatores kundër Malit të Zi.

Dje kanë folur për këtë takim edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu e portieri Samir Ujkani. “Ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme për ne, por ashtu ka qenë edhe me Çekinë e Bullgarinë më herët. Kemi pasur rezultate të mira ndaj tyre dhe shpresojmë të kemi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura