Kosova dhe BE-ja pajtohen për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Jul 12, 2020 | 8:10
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se është pajtuar për “zgjatjen teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX-it” nëpërmjet një letërkëmbimi me shefin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

EA72A07E-9FAA-480C-84F1-CBCB2C210ED6_cx14_cy16_cw87_w1023_r1_s

“Zgjatja teknike po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it”, thuhet në një komunikatë të zyrës së presidentit në të cilën theksohet se në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”.

 Mandati i EULEX-it negociohet çdo dy vjet, por negociatat e këtij viti u pamundësuan nga situata me pandeminë e COVID-19-tës.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Ndonëse ishte shkurtuar dhe ndryshuar nëpër vite, ai ruante fuqi ekzekutive dhe trajtonte krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësoheshin me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

Aktualisht ky mision vëzhgon procese gjyqësore të caktuara në sistemin e drejtësisë të Kosovës, dhe ka mandat të kufizuar si “reagues dytë në fushën e sigurisë”, pas policisë së Kosovës.

EULEX-i ndihmon Gjykatën e Posaçme për Kosovë me seli në Hagë, që njihet me emrin Dhomat e Specializuara me mbështetje logjistike dhe operacionale, në përputhje me ligjet e Kosovës.

/VOA/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura