Kosova, anëtare me të drejta të plota e SEECP

May 23, 2015 | 15:02
SHPËRNDAJE

Kosova është bërë sot anëtare me të drejta të plota e Asamblesë Parlamentare të Grupit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-lindore, SEECP.

Meta dhe Veseli
Lajmin e ka dhënë në një deklaratë për media kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe homologu i tij kosovar Kadri Veseli.
“Është një arritje historike integrimi i Kuvendit të Kosovës në institucionet rajonale, si dhe pranimi i Kosovës me të drejta të barabarta në takimet e vendeve të tjera të Evropës jug-lindore. Kjo do të ndihmojë ndjeshëm në integrimin e rajonit”, tha Meta. 

Homologu Veseli duke e quajtur arritje te madhe falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur Kosoven për t’u anëtarësuar në këtë asamble. 

Me vonë, lajmin e njoftoi edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.  “Kosova është anëtarësuar me të drejta të plota në SEECP. Kosova tashmë do të përfaqësohet nga Parlamenti i saj në nismat rajonale”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura