Kosova 8 vjet e Pavarur/ Jahjaga: 17 Shkurti, dita më e shënuar e historisë

Feb 17, 2016 | 10:10
SHPËRNDAJE

kosova8

UPDATE/ Kosova feston sot tetë vjetorin e pavarësisë. Forca të Policisë së Kosovës dhe të FSK-së u pozicionuan në sheshet e Prishtinës. Dy institucionet e sigurisë janë përgatitur për parakalimin në sheshet kryesore të kryeqytetit ku edhe janë vendosur rrethojat në tërë sheshin për të mundësuar parakalimin.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në ceremoninë e organizuar tha se kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që e përmbledh sakrificën e gjeneratave të tëra për një shtet. Ajo tha se kjo është dita e qytetarëve të Kosovës, e amanetit të gjeneratave të tëra që kanë sakrifikuar.

jahjaga 17 shkurtio

Jahjaga tha se Kosova sot, është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar.

“Sot është një ditë feste, e të gjithë atyre që e shohin atdhe të tyre”, tha Jahjaga.

Presidentja e vendit, foli edhe për FSK-në, duke e quajtur e ardhmja e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa u shpreh se në këto 17 vite liri dhe 8 pavarësi ka bërë reforma rrënjësore dhe nuk mund t’i rrënojë askush. Ai i ftoi qytetarët e Kosovës ta shënojnë këtë ditë me mburrje për të arriturat në vend.

“Urime dita e pavarësisë, Zoti e bekoftë Kosovën”, tha kryeministri Mustafa.

Po sot në mesditë opozita ka njoftuar mbajtje e protestës sipas saj më të madhe që nga paslufta.

4_1455699768-5961797 3_1455699765-876588 1_1455699761-3352626

Pavarësia do të shënohet me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës, e deri te dhurimi i gjakut.

Në prishtinë janë marrë masat për festimet, ashtu si duket edhe në këto foto postuar nga Thimi Samarxhiu.

Foto: Thimi Samarxhiu
Foto: Thimi Samarxhiu

Zeri raporton se parakalimi në shesh përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve në shesh si dhe nga bendi muzikor i FSK-së.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, në orën 10:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, hap ekspozitën e librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.

Duke filluar nga ora 11:00 bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, ndërkohë që vetëm një orë më pas, në orën 12:00 bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

2Në orën 12:00 do të ketë aktivitet kulturor. Ansambli SHOTA do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

1Ndërkaq, në orën 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.

Sa i përket bashkangjitjes së komunave në këto aktivitet, Qeveria ka njoftuar se të gjitha komunat në orën 09:00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura