Koshat plot me mbeturina, Veliaj: Qytetarët po blejnë sikur është Viti i Ri, pastrohen 5 herë në ditë. Kemi ndryshuar edhe buxhetin

Mar 24, 2020 | 15:04
SHPËRNDAJE

koshe mbeturina

Në kryeqytet, ku është edhe numri më i madh i rasteve të të prekurve me koronavirus, po pastrohen rreth 5 herë koshat e mbeturinave dhe po bëhet dezinfektim kimik në zonat ku ka pasur të prekur me COVID-19.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës në një lidhje live në ‘’Neës24’’, nënvizoi se përveç zonave ku kanë jetuar të infektuarit, po bëhet dezinfektim i gjithë qytetit si në të gjithë Shqipërinë.

koshe mbeturina2

“Të katër mijë pikat e Tiranës pastrohen 5 herë në ditë, klorifikohen. Ne jemi të sigurt nga sistemi ynë i pastrimit. Më rezulton nga të gjithë kolegët e mi në Europë kemi frekuencë pastrimi më shumë se kushdo tjetër. Ndoshta edhe pak për mentalitetin tonë. Mbani mënd atë shprehjen e famshme: të na gjejë viti i ri plot. Ne po sillemi cdo ditë sikur është vit i ri. Pra, rradhë dje tek tregu ushqimor, rradhë prap sot, pra po e trajtojmë cdo ditë vit i ri në një sens blerje të pajustifikueshëm që prodhon të gjitha këto mbetje. Janë katër mijë pika. Do të thotë që sa të bëjë xhiron një makinë në bllok, është mbushur menjëherë pika që sapo pastruam. Askush të mos habitet. Në orët e para të mëngjesit që njerezit dalin nga shtëpia dhe para orës 1 po kthehen në shtëpi, sigurisht që janë fluksi më i madh por brenda një të gjitha janë të pastruara. Kështu që ajo, që doja t”ju thoja qytetarëve që na lini ne të shqetësohemi për gjërat që bëjmë ne dhe që besojmë se po i bëjmë më mirë se kurdoherë edhe krahasuar me shumë qytete të tjera dhe ndërkohë secili duhet të shqetësohet për gjërat që janë realisht të rëndësishme. Ajo që është realisht e rëndësishme është distance nga personat e tjerë, respektimi i shtet rrethimit dhe higjiena”, -u shpreh Veliaj.

veliaj

Ai shtoi se dje është bërë një transferim i buxhetit për të shtuar fondet e dezinfektimit:

“Në ditët që nuk ka shi, mëngjeset ne fillojmë me dezinfektim, edhe nëpër rrugica, edhe në ekstremin më të largët. Kemi dezinfektuar edhe në Ndroq, edhe në Farkë, edhe në Shëngjergj, por higjiena personale është e pazëvendësueshme, çdo gjë tjetër është sekondare”, sqaroi Veliaj.

Ndërkaq, kreu i Bashkisë sqaroi se ka ndryshuar edhe buxheti i Bashkisë në disa shtresa për të përballuar këtë situatë dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Së pari kemi devijuar të gjithë fondin që ne tipikisht e shpenzojnë për ushqimin e kopshteve, çerdheve, dhe konvikteve të Tiranës, duke e çuar në një fond solidariteti për të moshuarit. Dhe jo vetëm si metaforë, por realisht fëmijët po ndihmojnë gjyshërit e tyre, fillimisht duke mbajtur distancë dhe së dyti duke u siguruar që ushqimet e tyre ju shkojnë të moshuarve. Ndërkohë që ne e pasurojmë çdo ditë listën e atyre që kanë nevojë. Përveç numrit 0800 088 të bashkisë edhe në rrjetet sociale, ekziston mundësia për ta njoftuar bashkinë nëse na ka shpëtuar dikush nga ata që kanë nevojë. Dhe fokusi këto ditë ka qenë kryesisht komuniteti rom dhe egjiptian, janë edhe shtresat me vunerabël në periferi të qytetit, dhe aty kemi patur një intensifikim të shpërndarjes së ndihmave për sot”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura